Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, informoi se 24 orët e fundit nga 650 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me virusin korona 143 persona kanë rezultur pozitiv me Covid-19.
Tiranë-45, Durrës-31, Korçë-17, Shkodër-6, Krujë-6, Vlorë-6, Elbasan-4, Lezhë-4, Lushnje-4, Tropojë-4, Berat-3, Gjirokastër-3, Kavajë-2, Kukës-1, Mat-1, Malësi e Madhe-1, Prrenjas-1, Memaliaj-1, Klos-1, Gramsh-1 dhe Shijak-1.
24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka regjistruar 51 pacientë të shëruar nga korona virusi.
Ndërkaq 6 pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.