Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.
Nga këta, vetëm një rast është regjistruar në Tiranë, ndërsa rastet e tjera i përkasin Krujës dhe Kurbinit.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot, në Shqipëri, pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar gjithsej 795 qytetarë, prej të cilëve 67% janë shëruar.
Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID19, Kruja është në vend të parë me 91 raste, e ndjekur nga Tirana, Kurbini, Shkodra dhe në total janë 233 persona aktivë me COVID19.
