Shqipëri, 5 viktima dhe 101 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 803 testime të kryera për të dyshuar të prekur me virusin korona, 101 persona kanë rezultuar pozitiv.

Tiranë-51, Lezhë-10, Kamëz-5, Shkodër-4, Krujë-3, Durrës-3, Korçë-3, Kavajë-3, Gjirokastër-3, Vorë-3, Kurbin-2, Elbasan-2, Kukës-2, Has-1, Lushnje-1, Mirditë-1, Mat-1, Vau i Dejës-1, Gramsh-1 dhe Shijak-1.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 119 pacientë. Ndërkaq 5 pacientë kanë ndërruar jetë.