Shqipëri, 4 viktima dhe 124 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë realizuar 500 testime nga të cilët 124 persona janë diagnostifikuar me virusin korona.

Në 24 orët e fundit betejën me korona virusin e kanë humbur 4 pacient, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: Tiranë-33, Elbasan-19, Mirditë-9, Lushnje-8, Fier-7, Krujë-7, Korçë-6, Shkodër-4, Durrës-4, Vlorë-4, Divjakë, Tropojë-3, Kurbin-2, Lezhë-2, Pukë-2, Kavajë-1, Kamëz-1, Pogradec-1, Tepelenë-1, Fushë-Arrëz-1, Dibër-1, Malësi e Madhe-1, Vorë-1, Maliq-1, Patos-1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.