Shqipëri, 117 raste të reja me korona virus

TË FUNDIT

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nga 585 teste të realizuara 117 persona kanë rezultuar pozitiv me korona virus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

 Tiranë-41, Shkodër-9, Kavajë-9, Korçë-7, Pukë-6, Lezhë-6, Durrës-5, Kurbin-5, Krujë-4, Mirditë-4, Tropojë-4, Fier-3, Kolonjë-2, Lushnje-2, Vlorë-2, Mat-2, Memaliaj-1, Ura Vajgurore-1, Pogradec-1, Kamëz-1, Berat-1 dhe Elbasan-1.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Shqipëri janë 1462 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës.