Grupi Urban Art Actions, i cili vepron në bashkëpunim me Qendrën për Artet Bashkëkohore, krijuan shportë interaktive për mbeturina që u flet kalimtarëve dhe ua tërheq vërejtjen që të mos hedhin mbeturina përreth. Siç informojnë nga Qendra për Artet Bashkëkohore, shporta është bërë nga materiale të ricikluara (tub i vjetër kanalizimi) dhe përmban elektronikë me sensorë që detekton lëvizjet dhe ua tërheq vërejtjen që të mos hedhin mbeturina përreth ndërsa kur dikush hedh mbeturina, shporta i falënderon dhe tregon histori e saj për mbeturina në qytet. Theksojnë se shporta u ofron qytetarëve mundësinë që të bisedojnë me të dhe të dëgjojnë arsyet pse qyteti është i papastër, por edhe të dëgjojnë problemet me të cilat përballet pjesa më e madhe e shportave për mbeturina.
