Sot përfundon e ashtuquajtura “Shporta e Vitit të Ri” me të cilën në 30 ditët e kaluara, 1178 produkte ushqimore nga 96 prodhues, ishin me çmime më të ulëta prej së paku 10%. Qytetarët me qëndrime të ndara nëse ky aksion që ishte me nismë të komunitetit të biznesit, në marrëveshje me Qeverinë, ka dhënë rezultat.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe punës, prej ku nuk deshën të japin deklaratë, në formë të shkruar kumtuan se janë të kënaqur nga rezultatet nga ky aksion.
Gjithashtu u zbulua se një pjesë e tregtarëve për të kompensuar zbritjet e Vitit të Ri, kanë shtrenjtuar produktet të tjera që nuk ishin pjesë e aksionit.
Edhe përkundër lëvdatave të pushtetit, opozitarja LSDM akuzon se çmimet janë rritur në mënyrë drastike. Ata sot në kumtesë theksuan se shportat e pushtetit janë dështim total.
Pa dallim të asaj që secili i prezantoi të dhënat që u shkojnë në interes atyre, një pjesë e qytetarëve thonë se në vitin 2024 ka qenë më vështirë se në vitin 2023.
Sipas Entit për Statistikë, inflacioni në vitin 2024 ka qenë 3.5% më i lartë nga viti 2023, ndërsa te ushqimi dhe pijet joalkoolike ka qenë 2.9% më lartë nga viti 2023.