Shporta e Vitit të Ri, çmimet e ushqimeve deri në tavan, nuk dihet nëse ulja është reale

TË FUNDIT

Shporta e Vitit të Ri filloi të vlejë nga dje dhe ky hap për pushtetin është akt historik për shkak se vjen me propozim të bashkësisë së biznesit. Në Ministrinë e ekonomisë dhe punës, u shprehën të kënaqur që 1.036 produkte duhet të jenë me çmime më të ulëta për 10% deri më 15 janar dhe se këtij aksioni iu bashkëngjitën mbi 90 kompani. Megjithatë, nga Inspektorati i Tregut thonë se për momentin nuk kontrollojnë nëse çmimet ishin fryrë para 15 nëntorit, dhe tani tregtarët i ulin me këtë aksion, që nënkupton se për qytetarët kjo nuk do të thotë ulje reale. Ky dyshim në opinion, për këtë lojë me çmimet vjen pas informacionit se inflacioni në nëntor është më i lartë për 4,3% krahasuar me periudhën e njëjtët vitin e kaluar, ndërsa rritje më të madhe ka në çmimet e ushqimit dhe pijeve për 5,7%. Për 10% duhet të bëhet ulje e çmimeve që ishin një muaj para fillimit të masës.

Por nëse çmimet janë fryrë para 15 nëntorit, Inspektorati i cili vepron sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, nuk bën kontrolle, nuk do të dihet nëse ulja e çmimeve është reale ose bëhen manipulime me këtë aksion. Nga Ministria e ekonomisë kërcënuan se masa duhet të respektohet sepse pas vërejtjeve pasojnë gjobat.

Nga Ministria e ekonomisë dhe punës sigurojnë se kjo masë do t’i ndihmojë buxhetet e amvisërive në këtë periudhë të festave.