Të dhënat e fundit tregojnë se të paktën 1,400 vetë kanë vdekur
Republika Demokratike e Kongos ka shpallur emergjencën shëndetësore pasi po ndeshet njëherësh me shpërthimin e epidemisë së fruthit dhe të Ebolës.
Organizatat e ndihmës e quajnë këtë epidemi të frikshme dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmës. Përveç Kongos, tre raste me Ebola janë konfirmuar edhe në Ugandë.
Republikën Demokratike të Kongos është duke u ndeshur me shpërthimin e epidemisë së Ebolës dhe të fruthit njëherësh. Të dhënat e fundit tregojnë se të paktën 1,400 vetë kanë vdekur nga Ebola që nga gushtit i kaluar.
Qeveria ka shpallur emergjencën kombëtare pasi përveç Ebolës, fruthi numërohen 1500 vdekje.
Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikën Qendrore “është vërtet i frikshëm”, thotë Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Wellcome Trust, me seli në Londër.
Ai thekson se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe nuk po tregon “shenja ndalimi”.
“Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë gjendje”, tha ai.
Tre raste infektimesh me Ebola janë konfirmuar edhe në Ugandë, një vend fqinj me Republikën Demokratike të Kongos.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të martën se një djalë 5 vjeçar ishte diagnostikuar në Ugandë, me sa duket pas kalimit të kufirit.
Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.
Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.
Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, preku 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone. Në atë periudhë kohore janë raportuar 11,310 vdekje.
