Shpërthim i fuqishëm në Beograd, raportohet për viktima dhe të plagosur

TË FUNDIT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qendrën e Beogradit në Serbi. Siç informojnë mediat lokale serbe thuhet se së paku një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:00 në afërsi të godinës së Radio Televizion Shtetëror Serb RTS, respektivisht në lokacionin ku po kryhen punime në riparimin e instilacioneve.

Sipas informacioneve jozyrtare, shkak i shpërthimit është një bombol për saldim.

Mediumet serbe njoftojnë se nga detonimi janë dëmtuar disa objekte dhe makina në afërsi.