Pas vrasjes së udhëheqësit të kartelit Halisco, El Menço, në Meksikë ka shpërthyer një valë dhune. Qytetet u bllokuan, ndërsa shumë turistë mbetën të bllokuar dhe nuk mundën të kthehen në shtëpi derisa autoritetet përpiqeshin të rikthenin kontrollin, transmeton TV21.
Karteli Halisco është një nga organizatat kryesore për tregti me drogë në Meksikë, së bashku me Sinaloa-n, udhëheqësi i së cilës, Hoakin “El Çapo” Guzman, u arrestua në vitin 2014 dhe u burgos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Agjencia për Luftë kundër Drogës e SHBA-së e përshkruan atë si “një nga organizatat kriminale transnacionale më të fuqishme, më me ndikim dhe më të pamëshirshme në Meksikë”, duke theksuar se është e pranishme në të paktën 40 vende dhe në të gjitha shtetet amerikane.
Të dy kartelët janë të njohur për përdorimin e dhunës ekstreme, por karteli përdor ryshfet ndaj zyrtarëve dhe policisë dhe shfrytëzon rrjete kriminale kineze, shkëmbim të kriptovalutave dhe kontrabandë parash për pastrim parash./TV21
