Shpërndahet materiali zgjedhor, Derkoski apelon të votohet pa frikë, janë siguruar mjete mbrojtëse

Must Read

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan...
- Advertisement -

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, materiali zgjedhor nisi të shpërndahet në të gjitha komisionet komunale zgjedhore të Maqedonisë.

Gjithsej janë shtypur 1,814,263 fletëvotime me nivel të lartë të sigurisë.

- Advertisement -

“Kanë mbrojtje shumë të madhe, nuk ka asnjë mënyrë që të mund të falsifikohen këto fletëvotime, kanë rreth 20 forma për mbrojtje”, tha Dragi Milloshevski, drejtor i shtypshkronjës.

TV21 ndoqi ekipin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që ishte në Tetovë për të shpërndarë materialin zgjedhor.

- Advertisement -

 “Momentalisht gjendemi në Komunën e Bogovinës ku edhe e shpërndajmë materialin e besueshëm zgjedhor dhe besojmë se brenda ditës do ta shpërndajmë që tu mundësojmë qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës duke filluar që nga data 13 kur votojnë personat me COVID dhe që janë në izolim shtëpiak, më 14-tin do të votojnë personat e pafuqishëm, të sëmurë dhe të burgosurit”, u shpreh Enver Salihi, anëtarë i KSHZ-së.

Vetëm në Bogovinë janë 13 vendvotime në 15 fshatra. Të hënën dhe te martën këtu do të votojnë 25 votues.

- Advertisement -

 “Po kushtet janë krejt, momentalisht procesi është i rregullt, nuk ka ndonjë problem. Më datë 13 do të votojnë 2 persona që janë në vetizolim, më datë 14 kemi 23 të sëmurë”, theksoi Beqir Beriqi, Bogovinë.

Në gjithë vendin, për të votuar janë paraqitur 747 persona që janë në izolim për shkak të virusit korona, 9200 të sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe 1657të burgosur.

Votues të paraqitur për të votuar më 13 dhe 14 korrik:

747 –  në izolim

9200 – të sëmurë dhe të pafuqishëm

1657 – të burgosur

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Oliver Derkoski thotë se është vështirë të organizohet procesi zgjedhor në kohë pandemie kur duhet pasur kujdes për shëndetin e qytetarëve, por apelon që të votohet pa frikë për shëndetin. 

 “U bëj thirrje qytetarëve masivisht të dalin në votim të mos frikësohen për shëndetin e tyre sepse ne jemi kujdesur t’i furnizojmë të gjitha këshillat zgjedhor me materiale mbrojtëse, maska, që edhe ata që s’mund të blejnë ose nuk kanë maskë, do të marrin që të mund të votojnë”, deklaroi kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski.

Dezinfektim i të gjitha vendvotimeve ka nisur nga dje, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër dhe do të bëhet edhe pas zgjedhjeve. Procesi i votimit do të organizohet në 3,390 vendvotime.

- Advertisement -

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...

Dislokimi i bastoreve, Besimi premton Projekt/Ligj të ri

https://youtu.be/0o3WxJSWFE4 Problemi me dislokimin e bastoreve mbetet akoma i pazgjidhur. Ndonëse janë dhënë shumë premtime, pikat e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -