Shpenzimet për koronakrizën! Qytetarët tani do të mund të shohin në uebfaqe të gjitha harxhimet

TË FUNDIT

Shpenzimet, subvencionet, donacionet dhe furnizimet publike për përballje me krizën KOVID, si dhe të dhënat për të gjitha pagesat e buxhetit të bëra për përballje me krizën me koronavirus mund të shihen publikisht në ueb-faqen e përmirësuar për transparencë financiare të Qeverisë, koronovirus.gov.mk, njoftoi ministri për Transparencë, Robert Popovski.

“Me lidhjen e bazave të institucioneve me sistemin elektronik të furnizimeve publike qytetarët, mediat dhe të gjithë të interesuarit do të munden që në një vend të informohen për të gjitha shpenzimet në lidhje me COVID-19. Qeverisja e përgjegjshme dhe transparenca është një nga prioritetet thelbësore të Qeverisë në tre vitet e kaluara dhe në këtë drejtim është edhe kjo vegël”, tha Robert Popovski, ministër për Transparencë.

Qeveria ka angazhuar ministritë dhe organet e tjera shtetërore që në afat prej 5 ditëve të vendosin të gjitha ndihmat që kanë pranuar gjatë pandemisë me Covid-19.

“Qeveria ka angazhuar ministritë dhe organet në përbërje të ministrive si dhe organet e pavarura të drejtorive shtetërore të cilët kanë pranuar ndihmë financiare dhe jo financiare në afat prej 5 ditëve të njëjtat t’i vendosin nëpërmjet panelit administrativ që është mundësuar në kuadër të përpilimit të ueb faqes koronavirus.gov.mk dhe të njëjtët duhet ta bëjnë edhe në të ardhmen”, tha Robert Popovski, ministër për Transparencë. Ueb faqja ofron kontroll të hollësishëm të të gjitha donacioneve, raporte për pagesa nga buxheti për përballje me krizën KOVID-19, si dhe informacione për të gjitha furnizimet publike.