Shpallet tenderi për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. 2 km do të do të shtrohen me mjete të NP “Rrugët e Maqedonisë “, kurse pjesa tjetër me mjete të BE-së, e cila ka ndarë 27 milion euro grant të pakthyeshëm. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani nuk dha detaje kohore se kur do të nisin dhe kur do të përfundojnë punimet për këtë autostradë të shumë pritur.
“Për shkak se punët e paparashikuara gjatë ndërtimit të projekteve veçanërisht të tilla sikur që është autostrada Shkup-Bllacë, e cila thash për shkak të terrenit gjeografik është mega projekt në aspekt të sfidave me cilat do të ballafaqohet nuk mund të them konkretisht se kur do të përfundon. Nga sot dinamikën e përcaktojnë afatet ligjore jo më puna e institucioneve. Deri tani sfida kryesore ishte si t’i koordinojmë dhe t’i harmonizojnë institucionet me lejet, planet, elaborimet e kështu me radhë që të arrijmë në shpalljen e tenderit. Nga sot ligji e përcakton se kur do të hapet, kush do të konkurron , kush do të përzgjidhet dhe me çfarë dinamike do të ndërtohen”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Drejtori i NP “Rrugët shtetërore” Zoran Kitanov tha se nuk është me rëndësi përshpejtimi i projektit, por e rëndësishme është që të kemi projekt të mirë dhe cilësore dhe të përdoret për shumë mote.
“Është shumë e rëndësishme që të bëhet projekt cilësor me qëllim që shpejt të ndërtohet. Aty kemi dy tunele, jam i sigurt se të gjithë pajtohen se mjaft kemi vuajtur nga e kaluara me projekte të përshpejtuara. Duhet të bëhet mirë, bukur dhe me cilësi. Duhet të kemi inspektim mekanik kur të bëhet projekti dhe nëse i njëjti është cilësor shumë shpejt do të ndërtohet”, tha Zoran Kitanov, drejtor i NP “Rrugët shtetërore”.
Vlera finale e projektit do të dihet në përfundim të projektit theksuan edhe Kitanov edhe Osmani. Largësia kohore në mes dy kryeqyteteve do të shkurtohet nga 2 orë në më pak se një orë. Autostrada do të ndërtohet sipas standarteve evropiane me 2 shirita për vozitje, një për ndalim njëdrejtimëshe. Gjerësia e shiritave do të jetë 3,5 m gjegjësisht gjerësia e rrugës do të jetë 10,25 m. Afati përfundimtar i shpalljes se tenderit do të jetë deri më 4 shtator të këtij viti.
Përgatiti: Valmira Zendeli