Shpallen zgjedhjet për Reisul Ulema të BFI-së në RMV

TË FUNDIT

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mërkurën më 11.11.2020, nën udhëheqjen e v.d. Kryetarit të BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të plotë, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua për disa pika të rendit të ditës, ndër të cilat më të rëndësishme ishin:

Miratimi i të gjitha raporteve të sektorëve të ndryshme të Rijasetit

-Emërimi i koordinatorëve në postin e myftinjve dhe atë:

Koordinatori i Myftinisë së Shtipit Nasir ef. Rexhepi- emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Shtip

Koordinatori i Myftinisë së BFI Dibër, Reshat ef. Kaçallniku – emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Dibër

Koodinatori i Myftinisësë BFI Manastir, Amit ef. Rasimi – emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Manastir dhe

Koordinatori i Myftinisë së BFI Kërçovë, Qamil ef. Rushiti – emërtohet Myfti i Myftinisë së BFI Kërçovë.

Në këtë mbledhje të mbajtuar sot u shpallën edhe zgjedhjet për Reisul Ulema të BFI-së në Maqedoninë e Veriut, u formua rregullorja dhe u caktua Komisioni Zgjedhor që do të merret me kushtet dhe datën e zgjedhjeve.