Shoqërohet në polici njeriu i tretë për shkak të sulmit në Nica

TË FUNDIT

Njeriu i tretë është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje lidhur me sulmin me thikë në kishë në qytetin jugor francez Nica, ku jetën e humbën tre persona, deklaroi për mediat lokale një burim i policisë.

Burri, i moshës 33-vjeçare, ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes policore të premten në shtëpinë e njeriut të dytë të dyshuar se ka qenë në kontakt me sulmuesin, një tunizian i ri, tha burimi,

“Po përpiqemi ta shpjegojmë, rolin e tij në të gjithë këtë”, shtoi burimi.