Shoqëria civile në Serbi mbështet Thaçin

TË FUNDIT

Pas tërheqjes së ftesës nga organizata joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim” i Serbisë, për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën “Ambasadorët e rinj për pajtim”në Beogradë. Reagoi edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi, e cila ka mbështetur publikisht shkuarjen e Thaçi, në Beograd.

Ky rrjet rajonal i organizatave joqeveritare mbështet punën me të rinjtë në përballjen me të kaluarën, e cila përbën një kusht të domosdoshëm për pajtimin në rajon si dhe për bashkëpunimin rajonal, dhe përpjekjet e Këshillit Rinor për Arsim në këtë fushë, transmeton Agjencia e Lajmeve serbe “FoNet”.

YIHR në Serbi shpreh besimin se prokuroria dhe policia me prioritet duhet të punojnë në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave të cilët u kanë bërë kërcënime pjesëmarrësve të programit të organizatës joqeveritare “Këshilli Rinor për Arsim”.
“Është koha që edhe institucionet e shtetit të pranojnë këtë fakt dhe t’u ofrojnë përkrahje organizatës së apostrofuar dhe grupeve të ngjashme të të rinjve që kanë marrë përsipër një detyrë e cila përbën interesin më të madh për publikun”, thuhet në deklaratë./ 21 MEDIA