Rritja e çmimit të energjisë elektrike në 6 mujorin e parë të 2022 do të tronditë konsumatorët, këtë e parashikojnë ekspertet dhe Odat Ekonomike. Çmimi i energjisë elektrike në bursën për energji në Budapest për 12 muajt e fundit u rrit për 57 euro për megavat, ndërsa në fund të muajit shtator ka arritur deri 138 euro për megavat.
Shkak për këtë janë agjenda e gjelbër në Evropë dhe ulja e energjisë së prodhuar nga qymyri, prodhimtaria relativisht e ulur nga centralet me erë në Evropë, rritja e shpejtë e tregjeve gjatë tremujorit të kaluar dhe rritja enorme e çmimit të gazit natyror në bursat botërore.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Branko Azeski thotë se prej këtu, fillon edhe problemi me të cilin sipas gjitha gjasave do të merremi një periudhë të gjatë.
“Këto ditë jam i stërngarkuar me letra nga kompanitë anëtare të Odës të cilave iu anulohen marrëveshjet për furnizim, të nënshkruara, të dakorduara me kohë, të cilat e rëndojnë parimin themelor të punës sonë, ndërsa ai është parashikimi. Rritja enorme e çmimeve të lëndëve të para gjatë periudhës së kaluar, por edhe rritja e elementeve hyrëse të cilat e krijojnë çmimin prodhues të energjisë elektrike janë kapsulë iniciale për çmimet momentale të bursës të cilët mbërrijnë deri 185 euro për megavat orë”, tha Branko Azeski – kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Por nga ana tjetër do të kemi edhe rritje të lartë të çmimeve të produkteve ushqimore prej 40 deri në 50 përqind deri në fund të viti. Këtë e paralajmëroi Vasko Ristevski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë i cili rritjen e çmimeve të produkteve e quan “shokuese”
“Nëse lëndët e para bëhen më të shtrenjta deri në 40 përqind, pritet shtrenjtimi i produkteve finale të jetë nga 40 deri në 50 % dhe këtu duhet të shtohet edhe çmimi i ri i energjetikës. Për shkak gjithë kësaj industria ushqimore konsideron se është koha për një takim urgjent edhe atë me zv/kryeministrin e qeverisë për çështje ekonomike me përbërje të zgjeruar e qëllim të gjetjes së zgjidhjes për mënjanimin e pasojave të “Shok” çmimeve të lëndëve të para në këtë sektor”, shtoi Vasko Ristevski nga OEMVP.
Rritja e energjisë elektrike ka filluar tanimë më në tregjet e mëdha të botës si Kinë, Koren e Jugut, Amerikë, Britaninë e Madhe, në Bashkimin Evropian, Itali dhe Greqi. Çmimi i gazit është rritur me 250 përqind, çmimi i karbonit me 80 përqind, çmimi i naftës ka arritur në 80 dollar dhe pritet të arrijë deri në 100 dollarë për fuqi, ndërsa çmimi i energjisë elektrike është trefishuar krahasuar me vitin e kaluar ku ka arritur 138 euro për megavat, rritje kjo që i bie mbi 180 përqind krahasuar me vitin e kaluar.
Ekspertët paralajmërojnë edhe politika kufizuese me energjinë elektrike.
