Shlyerja e kamatës së borxheve, a mund të keqpërdoret nga qytetarët?

TË FUNDIT

Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime. Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një...

Nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim LSDM-BDI në zgjedhjet lokale, tha Osmani

Përvojat nga zgjedhjet paraprake dhe fakti se kemi një mandat të dytë qeverisës, janë një argument i mjaftueshëm që...

ASH-ja nuk është e përgatitur të jetë në Qeveri, tha Osmani në Click Plus

Duke folur për Alternativën dhe gatishmërinë e BDI-së që të bashkëqeverisë me të, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur...

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur...

Në BDI ka njerëz që kanë ambicie personale, tha Bujar Osmani në Click Plus

Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e...

Gjatë procesit të shlyerjes së kamatës së borxheve ndaj institucioneve publike, a do të mund që qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kryejnë keqpërdorime duke mos dhënë informacione të sakta apo duke krijuar fatura fiktive?

Kësaj pyetje i është përgjigjur zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi duke thënë se ka mekanizëm për parandalim të kësaj dukurie, njëjtë siç u parandaluan apo detektuan keqpërdorimet në kompanitë private. Të cilat i morën mjetet, por nuk ua dhanë pagat punëtorëve.

“I njëjti test, i njëjti mekanizëm do të kalohet edhe këtu. Ne u japim mundësi qytetarëve, të fitojë shlyerje të kamatës, nëse paraprakisht ka bërë riprogramim të kamatës së borxhit për 12 muaj. Kjo do të thotë, se riprogramimi duhet të tregojë që ai duhet të fillojë ta paguajë. Nëse qysh në muajin e parë ai fillon të mos e respektojë kontratën e nënshkruar gjatë riprogramimit, atëherë dihet se çfarë ndodh. Kamata do të rrjedhë siç ka rrjedhur më parë. Do të thotë mekanizmat ekzistojnë, nuk e di pse duhet të frikësohem?”, deklaroi Bytyqi, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME