Bytyqi tregon se si qytetarët do të mund të shlyejnë kamatën e borxheve

TË FUNDIT

Osmani jep mbështetje për grafën etnike në letërnjoftime

Edhe Bujar Osmani nga BDI ka shprehur përkrahje për grafën etnike në letërnjoftime. Në ClickPlus deklaroi se mungesa e një...

Nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim LSDM-BDI në zgjedhjet lokale, tha Osmani

Përvojat nga zgjedhjet paraprake dhe fakti se kemi një mandat të dytë qeverisës, janë një argument i mjaftueshëm që...

ASH-ja nuk është e përgatitur të jetë në Qeveri, tha Osmani në Click Plus

Duke folur për Alternativën dhe gatishmërinë e BDI-së që të bashkëqeverisë me të, Bujar Osmani në ClickPlus ka folur...

Alternativa në Qeveri? Osmani: Jemi të gatshëm nëse e pranon programin

Paralajmërimet e liderit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami se po negociohet me dy deputetë të opozitës për të rritur...

Në BDI ka njerëz që kanë ambicie personale, tha Bujar Osmani në Click Plus

Zhvillimet e fundit në BDI dhe përplasjet mes eksponentëve, i ka komentuar Bujar Osmani në Click Plus. Ai e...

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka dhënë sqarime për mënyrën se si do të shlyhet kamata e borxheve të qytetarëve, si një nga masat e përfshira në pakon e 5 ekonomike.

“Ndryshimet ligjore po përgatiten. Qytetarët do të informohen në kohë. Do të kenë kohë të mjaftueshme dhe kam sqaruar edhe njëherë, se do të zgjasë 5 muaj. Qytetarët do të ftohen secili veçmas, sipas orarit se kur duhet të shkojnë në ndërmarrjet publike. Kjo bëhet që para se gjithash, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm dhe ata duhet ta respektojnë atë që të mos krijohen rrëmuja të panevojshme para institucioneve”, tha Bytyqi në konferencë për media, transmeton TV21.

Ai ka sqaruar, se oraret do të bëhen me qëllim që mos të vihet në rrezik shëndeti i qytetarëve.

Ndërkaq për kushtet e shylerjes ka sqaruar:
– duhet të kenë borxhe më të vjetra se 3 muaj,
– të kenë dëshirë që t’i kalojnë detyrimet në momentin e riprogramimit të borxheve ndaj institucioneve.

“Flasim për borxhe të cilat janë krijuar deri në nëntor të 2020-s”, tha Bytyqi.

Ndërkaq, në pakon e 5 ekonomike është paraparë edhe shlyerja e kamatës për qytetarët që kanë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike dhe komunale./TV21

TË NGJAJSHME