Shlyerja e borxheve të komuanve! Milevski thotë se duhet zgjidhje sistematike

TË FUNDIT

Duhet të gjendet zgjidhje sistematike për problemin me borxhet që kanë Ndërmarrjet Publike të themeluara nga vetë komunat tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski. Siç bëhet e ditur 63 milion euro ishte borxhi i ndërmarrjeve publike komunale në shtator të vitit të kaluar, nga të cilat 54 milion euro janë borxhe dhe detyrime të papaguara ndaj shtetit deri në shtator 2020. Milevski si zgjidhje e sheh edhe uljen e numrit të të punësuarve në administratën komunale që kryetarët e komunave të mos punësojnë punëtorë të panevojshëm gjatë mandatit të tyre.

 “Mendoj se ato janë borxhe të akumuluara nga disa gjenerata drejtorësh, por unë sa e di ajo është shlyerje e shkallës së interesit të borxhit kryesor.1.10 Duhet të gjendet zgjidhje sistematike, por jo vetëm për komunat, por edhe për ndërmarrjet publike, të kufizohet numri I të punësuarve në administratës komunale. Propozimi ynë se bashku me Njësinë e Bashkëisve të Vetëqeverisjes Lokale të kufizohet numri në bazë të banorëve të komunës.PSH 500 banorë një i punësuar ose 1000 banorë 2 të punësuar”, u shpreh Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale.