Në Maqedoninë e Veriut është shkurtuar afati i rivaksinimit me AstraZeneca, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Afati për rivaksinim me vaksinën e AstraZeneca nga 12 javë do të shkurtohet në 6 javë”, tha Filipçe, transmeton TV21.
Shkurtimi siç tha ai, vjen ngaqë në udhëzimin e vaksinave ka shkruar që rivaksinimi mund të jetë nga 4 deri në 12 javë dhe janë pritur publikimet dhe përvojat nga shtetet tjera.
“Siç shohim se rreziku është minimal nga efektet anësore, vendosim që rivaksinimi të mos jetë në minimum – katër javë siç është në udhëzim, por të jetë 6 javë”, sqaroi ai.
Ka shtuar, se kjo vaksinë do të vazhdojë të aplikohet vetëm te personat e moshuar mbi 60-vjeç./TV21
