Shkupi pas 61 orëve në izolim, Qytetari: Si në burg, me rrjete sociale, facebook dhe instagram

TË FUNDIT

Ndonëse qytetarët ishin të mbyllur për plot 61 orë për shkak orës policore, frekuentim i madh nuk u vërejt as tani.

Gazetare: Almedina Ismajli                                                                                    Bëhuni të përgjegjshëm, mbani distancë dhe kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të të tjerëve. Ky shkrim qëndron në Sheshin Maqedonia, ndërsa ne kemi dalë për t’i pyetur qytetarët se si e kanë kaluar këtë fundjavë nëpër shtëpitë  e tyre.

Qytetar: Shumë vështirë për Zotin, bezdi. Na mungon të punojnë kafitëritë, diskotekat të punojë gjithçka dhe të funksionoj. Si në burg, me rrjete sociale, Facebook dhe Instagram.

Qytetar: E vështirë normal, e këtë javë edhe më vështirë ka me qenë. Kur je mbyll duhet të përgatitesh një javë me siguruar harxh për shtëpi. Ata që kanë mundësi, ndërsa ata që nuk kanë Zoti i ruajt.

Qytetar: Vështir nuk

Qytetar: Po ka qenë shumë e vështirë për neve.

Qytetar: Vështirë, fakti që nuk mund të dilnim, ishim të izoluar e koha e mirë, por gjithsesi duhej të duronim.

Të moshuarit, po i shfrytëzonin 6 orët në të cilën periudhë u lejohet lëvizje edhe atë prej në 5 deri në 11. Në përgjithësi ata nuk u ankuan për orën policore dhe qëndrimin dy ditor në shtëpi, për TV21 thanë se më janë të mësuar të qëndrojnë nëpër banesat e tyre.

Qytetar: Nuk ishte vështirë, çka është e patjetërsueshme nuk është vështir.

Qytetar: Lexoj, pak televizion, flas me miqtë dhe me të afërmit.

Qytetar: Pastruam bashkë me gruan, a i ndihmova unë asaj apo ajo mua, nuk e di. Po durohet, gjithë ditës rri shtrirë, ha dhe pi. Vetëm telefonin në dorë.

Qytetar: Po dy ditë i kaluam me familje ashtu në shtëpi, por paksa vështirë i mbyllur. Po për ato është pak më lehtë për burrat më vështirë.

Prej sot ora policore do të vazhdoj sikurse ditëve tjera të punës, me leje për lëvizje prej në 5 të mëngjesit deri në 16 pasdite. Fundjavën e ardhshme ora policore do të jetë edhe më e gjatë, me kohëzgjatje prej 3 ditësh. Do të nis nga e premtja në orën 16 deri të përfundoj të martën në ora 5 paradite.

Ka edhe qytetarë që nuk i janë përmbajtur orës policore.  Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme periudhën orë policore nuk e kanë respektuar 172 persona, prej të cilëve 134 persona janë arrestuar.