Vendet e Ballkanit Perëndimor u bashkuan në një vend në Shkup për bashkëpunim rajonal dhe ekonomik. Në këtë takim si nikoqir është kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, ndërsa mysafir janë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Malit Zi, Milojko Spajiq, drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe zgjerim, Gert Jan Koopman dhe Xhejms Obrajan si zv.ndihmës sekretar i SHBAve për Europ dhe Euro Azi.
Ky takim ishte i kushtuar planit për rritje për Ballkanin Perëndimor e i miratuar nga Komisioni Europian. Qëllimi është të ndërmerren aksione konkrete për rritje të bashkëpunimit rajonal mes shteteve të Ballkanit Perëndimor ndërsa nga Komisioni Europian për këtë janë ndarë gjithsej 6 miliard euro, prej të cilave 2 miliard grante dhe 4 miliard si kredite të volitshme. Ftoj të ndjekim pjesë të fjalimeve që u mbajtën rreth këtij takimi dhe rreth kësaj teme.
“Në kontekst të aspiratave europiane ky plan paraqet një simbol për reforma të paluhatshme në BAllkanin Perëndimor, gjithashtu paraqet një hap të rëndësishëm për transformim, harmonizim të ekonomive nacionale me standarde të BE-së. KY përkushtim nuk është vetëm një gjë deklarative por është premtim për mbështetje financiare në forma të granteve, huamarjeve e kështu me radhë. Me këtë plan për rritje, vendet e Ballkanit Perëndimor do të përshpejtojnë reformat fundamentale duke bërë këtu edhe lidhjen në tregun e përgjithshëm”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
“Në këtë proces, askush nuk do të ketë të drejtë të vetos. Çdo vend do të punojë në vete, ndoshta në grupe të vogla me të tjerët, por askush nuk do të mund të ndalojë një marrëveshje për të shkuar përpara, sepse kanë ndonjë mosmarrëveshje të njëanshme bilaterale. Çdo vend që tenton, do të ketë pasoja. Kjo e vendos ritmin, që lejon që një grup i vogël i vendeve të vendos se si do të shkojë përpara, deri sa të gjithë jemi nisur në rrugën e njëjtë. Nëse ndonjë vend dëshiron të pres, të ulet dhe shikojë, qytetarët e atij vendi do të vendosin nëse ata liderë politik janë të duhurit. Dhe me të vërtet jam inkurajuar në bisedën tonë me atë se sa shumë secili prej liderëve e ka njohur rëndësinë e të ecurit përpara në këtë mënyrë”, pohoi James O’Brian – Ndihmës Sekretar për Çështje Europiane dhe Euroaziatike në BP.
“A mund ta paramendioni në çfarë pozicioni të mirë do ishim nëse BE do të ishte me serioze në integrimin rajonal. Kështu duhet të ishte kur filloi procesi i Berlinit, por ky është një proces që ndodh njëherë në vit. Andaj ne filluam me Ballkanin e Hapur. Ishte qëllim për lojëra fuqie, jo vetëm në rajon por edhe në Europë. Ne vendosëm agjendën e marrëveshjeve që janë pjesë e këtij plani për rritje”, u shpreh Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë.
