Shkupi në vendin e 15-të në botë për ajër të ndotur! Ndotja e ajrit rritet me uljen e temperaturave

TË FUNDIT

Mbrëmë, stacionet matëse në Shkup regjistruan disa herë rritje të ndotjes së ajrit. Sot në mesditë, Shkupi u rendit i 15-ti në botë për cilësinë e keqe të ajrit, përcjell TV21. Sa më shumë të bien temperaturat, aq më shumë rritet ndotja. Disa qytetarë tashmë kanë reaguar në rrjetet sociale, duke thënë se në orët e mbrëmjes ndihej erë e rëndë.

Studimi “Përballja me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, identifikon si ndotës kryesor djegien e druve dhe qymyrit, të cilat janë burimi më i madh i grimcave PM. Burime të tjera ndotjeje janë mazuti, derivatet e naftës, pluhuri mineral, djegia e mbeturinave, ndërtimet përmes prishjeve, gërmimeve dhe mjeteve të rënda pa kontroll, transporti dhe trafiku rrugor.