Shkupi i zbrazët edhe për fundjavë! Ora policore, por edhe moti me shi pengoi shëtitjet në park!

TË FUNDIT

Edhe pse binte shi, disa qytetarë e shfrytëzuan kohën për t’u shëtitur në Parkun e Qytetit para se të fillojë ora policore.
Shumë prej tyre mbanin distancë sociale dhe kishin maska. Incizuam një grup qytetarësh që nuk i respektonin rekomandimet dhe masat e miratuara për distancë fizike dhe përdorim të detyrueshëm të pajisjeve mbrojtëse.

“Moti është i këndshëm, edhe pse bie shi. Nuk kemi kohë, por çka të bëjmë, do të durojmë, për shëndetin tonë bëhet fjalë”, tha një qytetar.

“Është mirë. E shfrytëzojmë kohën në mënyrë efektive”, tha një qytetare.

 Por, së fundmi, të paktën nga ajo që mund të shihet në terren, tani njerëzit në masë të madhe i respektojnë masat e autoriteteve shëndetësore. Megjithatë, pikërisht mungesa e disiplinës dhe seriozitetit nga ana e qytetarëve, ishin arsye për vendosje të masave më të rrepta, respektivisht për orën policore.

Suedia është shembull se si një vend pa kufizim të lëvizjes lufton kundër koronavirusit. Megjithatë, Maqedonia dhe Suedia nuk duhet të krahasohen sa i takon mënyrës dhe sjelljes së masave.

“Njerëzit i respektojnë masat dhe rekomandimet për vetëizolim. Rekomandimet për higjienë personale, rekomandimet t’i mos vizitojnë personat e moshuar. Kuptohet se ka edhe lëshime, por në përgjithësi është ai kombinim – besimi në institucionet dhe disiplina dhe respektimi i rekomandimeve”, thotw Liljana Koçoska-Marash – mjeke nga Suedia.

Ndryshe, nga 1 maji hyri në fuqi detyrimi ligjor për përdorim të maskave mbrojtëse për fytyrë. Ato duhet të mbahen në ambient të hapur dhe të mbyllur. Për mosrespektim të masave do të shqiptohen gjoba në vlerë prej 20 eurove.