Është mbyllur me fitore të thellë ndeshja e raundit të parë të Ligës së Konferencës së UEFA-s, ku Shkupi në cilësinë e mysafirit ka marrë fitore në Kaunas, duke e mundur FC Hegelmman 0-5 (0-3).
Në Kaunas luajti mirë e gjithë ekipi, ndërsa padyshim se shkëlqeu sulmuesi nga Xhamajka, Cephas, që shënoi 5 nga 5 golas e Shkupi, teksa goleada u kompletua nga brazilianin Queven.
Hegelman – Shkupi 0:5 (0:3)
Golat u shënuan: 11′, 45′, 56′, 62′ Cephas dhe Queven 23′
Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme me 20 korrik, në stadiumin e qytetit në Shkup, në ora 21:00.
