Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrolle të përforcuara të veprimit në komunikacion dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 121 masa, nga të cilat 11 për vozitje pa patentë shoferi, 13 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes, 13 për shfrytëzimin e celularit, katër për mosmbajtjen e rripit dhe 53 masa për parkim të parregullt.
Sipas MPB-së, kontrollet e përforcuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thekson Ministria.
