Në xhiron e fundit në segmentin C të Ligës së Kombeve, Kombëtarja e Maqedonisë në futboll në mbrëmje në Shkup në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, është nikoqire e Bullgarisë.
Përzgjedhësi Blagoja Milevski është optimist se me fitore mund të përmbyllet ky cikël në vendin e dytë në Grupin-4.
“Pres, si në çdo ndeshje, që të përpiqemi të fitojmë. Të shohim se çfarë do të sjellë ndeshja. Djemtë janë gati të tregojnë se humbëm pamerituar në Tbilisi.
Sa i përket Bullgarisë, e kemi analizuar, por me shumë probleme. Ata kanë një trajner të ri dhe shumë lojtarë të rinj, dhe kjo është e panjohur. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë. Vetëm tre nga ndeshja e parë janë këtu dhe sidomos lojtarët e rinj që janë për herë të parë në formacion, posedojnë cilësi, shikoj si funksionon kundërshtari si ekip.
Ne kemi një strategji, është krijimi i një ekipi që do të jetë konkurrues në 4-5 vitet e ardhshme. Buletini shëndetësor do të jetë më i qartë pas stërvitjes së sotme. Sa i përket fushës, nuk është në gjendje shumë të mirë. Me kërkesën time stadiumi nuk është shfrytëzuar për tridhjetë ditë, tha Milevski.
Ndeshja fillon në ora 20:45.
