Shkup, gjobiten 163 shoferë, 75 për vozitje të shpejtë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme, informon se gjatë ditës së djeshme (03.04.2021) të territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 163 shkelje në komunikacion, prej të cilave 75 për vozitje të shpejtë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për shkak se makinën e kanë pasur teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë, 2 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 33 për parkim të parregullt.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.