Shkup-Frankfurt, “Lufthanza” këtë fundjavë nis linjën e re ajrore

TË FUNDIT

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, të dielën do të lansohet linja e re ajrore Frankfurt-Shkup e kompanisë gjermane “Lufthansa”, e cila do të shënojë hyrjen e kësaj kompanie ajrore në tregun vendor. Siç informojnë nga TAV Maqedoni, hapja e linjës së re do të shënohet me uljen e avionit të parë të Lufthansas nga Frankfurti në Shkup, përcjell TV21. Linja e re ajrore nga Shkupi në Frankfurt realizohet me subvencione nga Qeveria. “Lufthansa” do të fluturojë nga Shkupi për në Frankfurt nga 23 prilli, dhjetë herë në javë.

Nëpërmjet Frankfurtit, udhëtarët nga vendi do të kenë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione në disa vende të Evropës dhe botës. Krahas “Lufthansas”, është rënë dakord edhe për katër destinacione të reja me “VizAir”, nga Shkupi në Luksemburg, Shtutgart, Salzburg dhe në Lubjanë. WizzAir do t’i shërbejë katër destinacionet e reja tre herë në javë nga 1 nëntori i këtij viti.