Shkup, dënohen qindra shoferë

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në të gjithë territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar 248 masa.

“Prej të cilëve, 60 për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, tetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi, 13 kundërvajtje për këmbësorët. Janë shqiptuar edhe gjashtë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kalim në semafor të mbyllur, 72 sanksione për mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.