Shkup, 21-vjeçarja raporton në polici se është përdhunuar nga shoku i ish të dashurit

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjen së djeshme një femër nga rajoni i Kisella Vodës në Shkup ka raportuar se është përdhunuar nga shoku i ish të dashurit të saj, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e rastit.

“Më datë 03.12.2021, në ora 18.00, K.N. (21) nga Shkupi ka raportuar se në zonën e Kisella Vodës është përdhunuar nga D.Gj., i cili është shok me ish të dashurin e saj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.