Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kontrollet e përforcuara të komunikacionit janë shqiptuar gjithsej 170 masa, ndër të cilat 15 sanksione për drejtim të automjetiti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 10 sanksione për parakalim të paligjshëm.
Siç informuan sot nga MPB-ja, janë shqiptuar nëntë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Kontrollet e intensifikuara aksionale vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
