Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës raportohet se janë djegur.
Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërrshi i Dudës”.
Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.
Portali rtv21 ka kontaktuar Policinë lidhur me rastin, mirëpo ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.
Barrikada e vendosur në fshatin Rudarë nuk është larguar ende, ashtu siç nuk është larguar as barrikada tek shkolla teknike në Lagjen e Boshnjakëve./21Media
