Shkollat mirëpresin përsëri fëmijët, Carovska: Fëmijët dhe të punësuarit në arsim të kenë kujdes maksimal

TË FUNDIT

Rikthehet e zilja e shkollës.

Pas pothuajse një viti e gjysmë mësim në distancë, nxënësit tërësisht u rikthyen në bankat shkollore.

Shkolla të pastruara e të dezinfektuara, e në çdo cep të mureve ishin vendosur fletushka me protokollet për mbrojtje nga Covid-19.

Fëmijët me plot qejf e të radhitur në radhë, ju matej temperatura në hyrje të objektit të shkollës, duhej t’i pastronin këmbët e të dezinfektonin duart.

Më të emocionuar për fillimin e vitit shkollor ishin filloristët e klasës së parë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, fëmijëve ju uroi sukses në mësime e kujdes maksimal për mbrojtje më të mirë nga Covid-19. Shtoi se shkollat janë të gatshme për fillim vitin, ndërsa në interes të shtetit dhe të ardhmes është që mësimi të filloj me prani fizike.

 “Vlerësoj se të përgatitur e fillojmë vitin shkollor me prani fizike, por dua të theksoj se është shumë domethënëse që çdo individ i cili për momentin është në ndonjë lidhje me sistemin arsimor të jetë i përgjegjshëm, sepse një papërgjegjësi e vogël mund të ndikojë që disa shkolla të ndryshojnë modelin e funksionimit”, deklaroi Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Por partia opozitare VMRO-DPMNE vlerëson se vendi nuk është gati për mësim me prani fizike, për shkak se gjendja me koronavirusin është tejet serioze. Kërkojnë që nëpër shkolla të ketë teste të shpejta për Covid-19.

 “Edhe pse kishte në dispozicion pothuajse 3 muaj, Carovska nuk arriti të siguroj as libra, ndërsa sot situata reale na tregon se për shkak të paaftësisë së ministres me një libër do të mësojnë dy fëmijë. Kjo është tragjike sepse në kushte të pandemisë Covid-19 protokollet e ashtuquajtura janë burim infektimi ku drejtpërdrejtë rrezikohen fëmijët dhe mësimdhënësit”, theksoi Ivanka Vasilevska nga VMRO-DPMNE.

Por, sot, jo të gjithë nxënësit do të takojnë profesorët e tyre. Shkollat e mesme në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë nuk do të hapin dyert për të nxënësit e tyre. Mësimin do ta fillojnë online, deri në një vendim të ri të Komisionit për sëmundje ngjitëse pas analizës së situatës vijuese.