Shkollat e Tetovës pa libra/ Dy javë pas fillimit të vitit shkollor mungojnë rreth 40 mijë libra

TË FUNDIT

Dy javë nga fillimi i vitit shkollor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Tetovë, ende u mungojnë shumë libra, thotë Validin Ademi nga Sektori për arsimit në Tetovë. Sipas tij, për momentin në shkollat e Tetovës mungojnë mbi 45000 libra.

 

Në bazë të tabletave që u kemi dërguar shkollave fillore ne kemi marr përgjigje nga 9 shkolla fillore.  Në bazë  të rezultateve që kemi mungojnë rreth 33642 tekste shkollore, edhe atë në gjuhën shqipe 28,484, në gjuhën maqedonase 4968 dhe në gjuhën turke 190. Në shkollën e mesme Tekstile në Tetovë, në atë shkollë mungojnë tekste të drejtimeve profesionale, siç janë, drejtimi i dizajnit dhe ambientit, drejtimi tekstilit dhe lëndëve kimi, teknologji.”- deklaroi Validin Ademi, Sektori i Arsimit në komunën e Tetovës.

 

 

Drejtori i shkollës së mesme profesionale, Muzafer Lioverka thotë se në këtu me programin e ri kanë ardhur vetëm 4 tituj, edhe atë vetëm për vitet e para, kurse për vitet tjera nuk ka asnjë libër.

 

“Këtë vit libra me programin e ri janë vetëm 4 tituj, na kanë ardhur kulturë muzikore viti parë, matematikë viti parë, tek lëndët profesionale janë materialet e tekstilit dhe lëkurës dhe arsimit i prodhimit teknik, libra me programin ri janë 4 tituj dhe të gjitha janë në vit të parë ,që nënkupton vit të dytë, të tretë dhe të katër nuk kemi libra me programin e ri. Me programin e vjetër është më ndryshe, në lënë profesionale ku ka interesim, këtu nuk ka libra, teknologji ushqimore ku ka interesim me 60% libra, kurse 40% nuk kemi.”- tha Muzafer Livoreka, drejtor i Shkollës së Tekstilit.

 

 

Tetova ka 5 shkolla të mesme, dy gjimnaze dhe tre profesionale. Në shumicën e shkollave profesionale nxënësit nuk kanë libra, ndërsa profesorët hasin në vështirësi, gjersa detyrojnë nxënësit që të marrin shënime me dorë.