Shkollat sërish do të hapen, ndërsa sallonet e parukerisë do të mund të punojnë, paralajmëroi kryeministri holandez Mark Rute në pajtim me zbutjen e disa masave restriktive të vendosura për shkak të koronavirusit.
Ora policore, e cila është vendosur më 23 janar dhe për shkak të së cilës holandezët dolën në protesta masive, mbetet në fuqi deri më 15 mars.
Rute theksoi se vendimi për zbutje të masave restriktive nuk është definitiv, duke paralajmëruar se rritja e re eventuale e numrit të personave të infektuar do t’i aktivizojë të gjitha opsionet e mundshme.
Në Holandë nga koronavirusi janë sëmurë më shumë se një milion njerëz, ndërsa mbi 15.000 pacientë vdiqën si pasojë e infektimit
