Shkolla e Sellcës me kushte mesjetare! Objekti i ri ka nisur të ndërtohet, por ende s’ka përfunduar

TË FUNDIT


Për dhjetë vite numri i nxënësve në Sellcë të Tetovës ka rënë për më shumë se 200, ndërsa në shkollat periferike në Llacë dhe Vicë numri është përgjysmuar. Kjo shkollë edhe ndërtuar në vitin 1954 dhe nuk i plotëson as kushtet elementare.

“Është e dhimbshme të thuhet por nga 580 nxënës që kemi pas nga viti 2006- 2014  kemi rënë në 367 nxënës. Në këtë shkollë kushtet janë mizëri, nuk kemi as kushte elementare, shkolla është ndërtuar në vitin 1954 me gurë dhe blatë, riparime të herë pas hershme por aq mund të qëndrojë një objekt, afatin e ka të skaduar”, tha Muhamer Asani, drejtor i shkollës “Rilindja”.

Prej 2023-tës ka nisur të ndërtohet objekti i ri shkollor, por ende nuk ka përfunduar.

“Neve na gëzon faktin se në bazë edhe të bisedave që kemi pas edhe kanë vizituar objektin është bërë një punë shumë kualitative dhe flitet se së shpejti por afatin të caktuar nuk kemi ne presim me padurim të kyçemi në të objekt të ri dhe nxënësit t’i gëzohen një infrastrukture që do t’i plotësojë të gjitha standardet”, pohoi Muhamer Asani, drejtor i shkollës “Rilindja”.

Pyetëm edhe kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasamin. Ai akuzat për mospërfundimin e objektit i drejtoi te pushteti i kaluar BDI.

“Tash punohet në objekt të ri në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit punohet intezivisht që ky objekt të përfundohet në kohë dhe pse pa disa probleme administrative gjatë tenderimit furnizimit dhe unë besoj se ata shpejtë do të tejkalohen dhe ajo shkollë do të përfundohet dhe ajo shkollë do të jetë ndër projektet e radhës që do ta promovojmë”, u tha Bilall Kasamin, kryetar i Komunës së Tetovës.

Kur e pyetëm ministren e Arsimit për shkollën, gjatë vizitës së saj në Tetovë, Vesna Janevska as që ia kishte idenë për çështjen, por u tha se qeveria për një vit aq mund të bëj.

“Për fat të keq në kohën që lam pas, qeveria e kaluar nuk ka treguar më shumë mirëkuptim për temat e nxehta, vazhdimisht investohet siç e shihni edhe vetë me ardhjen e qeverisë së re e këndej dhe me ardhjen e qeverisjes së re lokale e këndej investohet në infrastrukturë dhe unë vazhdimisht e them se është me rëndësi të dihet se për një vit aq mund të bëhet, për dy aq e ashtu me radhë”,  u shpreh Vesna Janesvska, Ministre e Arsimit.

Edhe në vitin 2000 në Sellcë pat filluar ndërtimi i një objekti shkollor, por u ndërpre për shkak të rishitjeve të dheut.