Shkoi për të votuar në Kosovë, ndërron jetë 81 vjeçari nga Shkupi në vendvotim!

TË FUNDIT

Një 81 vjeçar nga Shkupi, ka ndërruar jetë në Kosovë. Ai kishte udhëtuar për në Kosovë për të shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në Biqec të Kaçanikut. 81 vjeçari ka ndërruar jetë pasi që ka marrë fletën e votimit, përcjell TV21.

“Unë kam qenë rastësisht aty, ka ra prej mbrapa dhe djali i vet me dy-tre veta e ka kapur. Por rrugës duke shkuar, ka vdekur. Personi para se të votojë, ka qenë te tavolina ndihmëse. E ka kërkuar emrin e vet ku të votojë dhe ka qenë mirë. Mirëpo në atë rast diçka ka ndodh”, deklaroi Kemal Dullovi menaxher i Qendrës Shkolla Fillore “Jusuf Gërvalla” në Biqec.