Shkencëtari kroat Ivan Gjikiq e vlerësoi gjendjen e tanishme me virusin korona si serioze, por jo edhe kritike, dhe theksoi se balanci më i rëndësishëm është ai mes informacioneve të sakta dhe porosive të cilave iu referohen qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të cilët njëkohësisht nuk duhet të shkaktojnë frikë dhe panik.
Duke folur për televizionin N1 në Zagreb, Gjikiq, i cili është biolog molekular në Universitetin Gete në Frankfurt, tha se numri i të infektuarve në Kroaci është shumë i afërt me atë në mars.
Ai nuk vlerëson se dalja në zgjedhje, që do të mbahen të dielën në Kroaci, është situatë veçanërisht e rrezikshme.
“Nëse votuesit i respektojnë masat, nuk do të duhej të kishte probleme”, tha Gjikiqi.
“Duhet të dërgojmë informacione pozitive dhe të sakta, të mos nënçmohet rreziku, por edhe të mos frikohen qytetarët. Shkencëtarët u morën vesh se porosia deri te publiku duhet të jetë se nuk guxojmë të frikohemi, por virusin është me hundë dhe ende është i rrezikshëm. Nëse sillemi në rregull, mund ta kontrollojmë përhapjen e tij, por nuk e dimë se çka do të ndodhë në vjeshtë”, theksoi shkencëtari me renome./MIA
