Hulumtuesit nga Universiteti për shkencë dhe teknologji Huazhong në Vuhan bëjnë thirrje për hulumtim urgjent për efektet afatgjata nga infektimi me Kovid-19 ndaj pjellorisë tek meshkujt, për shkak të shumë dëshmive për lëvizje të zvogëluar të spermatozoideve, numër më të vogël të spermatozoideve dhe dëmtim të testikujve dhe thonë se virusi i kërcënon që ta shkatërrojë njerëzimin edhe pasi do të përfundojë pandemia.
“Besojmë se nevojitet ndjekje urgjente e gjendjes tek pacientët meshkuj të infektuar me koronavirus gjatë shërimit”, thonë mikrobiologu Ju Tian dhe biologu riprodhues Li-Kuan Zhou.
SARS-KoV-2, virusi që e shkakton sëmundjen Kovid-19, hyn në trupin e njeriut përmes një enzime të pranishme në një numër organesh jetësore, përfshirë mushkëritë, zemrën, veshkat dhe zorrët. Kjo i lë ata të prekshëm nga dëmtimet e konsiderueshme ndërsa virusi vendoset atje dhe fillon të shumohet në mënyrë të pakontrolluar.
Receptori i enzimës është gjetur në sistemin e frymëmarrjes, ndihmon tretjen e ushqimit, qarkullimit të gjakut, neurologjike, dhe potencialisht edhe në sistemet riprodhuese mashkullore. Studimet paraprake kanë vërtetuar praninë e virusit në mostrat e spermës nga pacientët me Kovid-19.
Hulumtuesit nga universitetet gjermane dhe iraniane raportojnë prova të drejtpërdrejta të dëmtimit të testikujve pas infeksionit me koronavirus. Ata gjetën shënjues të inflamacionit në mostrat e indeve nga 84 pacientë me Kovid-19 nga gjithsej 189 mostra.
Ekipet testuan cilësinë e spermës dhe kërkuan shenja të stresit oksidativ tek pacientët. Ata zbuluan se inflamacioni dhe stresi qelizor ishin dy herë më të fortë tek pacientët me Kovid-19 në grupin e kontrollit.
Shqetësuese është se numri i spermatozoideve të pacientëve të infektuar është tre herë më i ngadaltë dhe numri i spermatozoideve është gjithashtu dramatikisht më i ulët.
“Këto efekte ndaj qelizave të spermatozoideve shoqërohen me cilësi më të ulët të spermatozoideve dhe potencial të zvogëluar të pjellorisë”, deklaroi shefi i ekipit Behzad Haxhizade Maleki.
“Edhe pse këto efekte kanë treguar një tendencë për t’u përmirësuar me kalimin e kohës, ato kanë mbetur dukshëm të rritura në pacientët me sëmundje të arterieve koronare, dhe shkalla e këtyre ndryshimeve lidhet gjithashtu me ashpërsinë e sëmundjes”, shtoi ai.
