Shkencëtarët kanë zbuluar pse mali Everest bën zhurma gjatë natës

TË FUNDIT

Sapo dielli perëndon në Himalaje dhe temperaturat ulen, një kakofoni zhurmash shpërthejnë thellë brenda akullnajave rreth malit Everest.

Studiuesit e udhëhequr nga glaciologu Evgeny Podolskiy kanë zbuluar se zhurmat vijnë si pasojë e përplasjes dhe copëtimit të akullnajave në lartësi të mëdha dhe është rezultat i rënies së mprehtë të temperaturës pas errësirës që shkakton plasaritjen e akullit.

Ekipi zbuloi shkakun e tingujve pasi kaloi më shumë se një javë ecje nëpër Himalajet Nepaleze për të testuar aktivitetin sizmik të sistemit të akullnajave Trakarding-Trambau.

Dr Podolskiy dhe ekipi i tij kaluan tre javë në akullnajë në pamje të plotë të malit Everest, të pasigurt se çfarë po shkaktonte tingujt natën, por konfirmuan se ishin të lidhur me të ftohtin ekstrem kur arritën në nivelin e detit dhe ekzaminuan të dhënat sizmike.

Në mbrëmje, temperatura mund të bjerë në -15 gradë Celsius, ekipi vendosi sensorë në akull për të matur dridhjet brenda akullnajës, e njëjta teknologji e përdorur për të matur magnitudën e tërmeteve.

Studiuesit mblodhën të dhënat sizmike mbi dridhjet dhe i krahasuan me të dhënat e temperaturës dhe erës, të cilat ndihmuan në krijimin e një lidhjeje të fortë midis luhatjeve të temperaturës dhe zhurmës.

Hulumtimi mund të ndihmojë më shumë ekspertë të klimës të kuptojnë më mirë akullnajat në zona të largëta të Himalajeve, që ka një nga rezervat më të mëdha të akullit në Tokë.

Akulli i akullnajave në Himalaje po shkrihet me një ritëm shkatërrues që rrezikon miliona njerëz dhe ekonomitë e vendeve të Azisë Jugore. Shtresat masive të akullit në rajon janë tkurrur 10 herë më shpejt në katër dekadat e fundit sesa gjatë shtatë shekujve të mëparshëm.