Shkencëtarë nga Xhorxhia: Zbuluam një ilaç i cili parandalon përhapjen e koronavirusit për 24 orë

TË FUNDIT

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror në Xhorxhia pohojnë se kanë zbuluar një ilaç antivirusal i cili konsumohet në mënyrë orale dhe në afat prej 24 orëve parandalon që njerëzit të cilët janë infektuar ta përhapin koronavirusin tek njerëzit e shëndoshë.

Bëhet fjalë për ilaçin Mk-4482 / EIDD-2801, i njohur si Molnuliravir, i cili tërësisht e pengon bartjen eventuale të Kovid-19 tek njerëzit të tjerë për një ditë.

Në krye të ekipit ishte dr.Riçard Plemper, i cili gjithashtu zbuloi se ilaçi është i mirë në luftën kundër viruseve sezonale.

“Ky është demonstrimi i parë i ilaçit i cili jashtëzakonisht shpejtë e bllokon bartjen e SARS-KOV-2. Kjo mund të jetë pikë kthyese”, ka thënë Plemper.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, ndalimi i zgjerimit të virusit, derisa nuk ndodh vaksinimi masiv në planet, do t’i pengonte pasojat katastrofike që tani më po i le pandemia./MIA