Planet e kryeministrit britanik, Boris Xhonson për testimin masiv të Kovid-19 i cili mund të çojë në rihapjen e pjesëve të mëdha të ekonomisë, të njohur si “Operacioni për lansimin e Hënës”, me shumë gjasa do të jenë joefektive dhe të shtrenjta, kumtuan sot shkencëtarët britanikë.
Sipas tyre, planet e qeverisë tregojnë një ndryshim në strategjinë e “ekzaminimit dhe monitorimit” i cili shoqërohet me vështirësi në zbatimin e saj, por që skriningu i popullsisë do të sjellë probleme të reja.
“Nuk ka asnjë provë të skriningut. Provat për testet aktualisht janë të këqija dhe të dobëta dhe duhet të përmirësohen”, deklaroi Alison Pollok, profesoreshë e Shëndetit publik në Universitetin në Njukasëll.
Pollok, së bashku me kolegët në Universitetet në Birmingham, Varvik dhe Bristol, paralajmëruan se strategjitë e paefektshme të testimit dhe testimi i pasaktë mund ta rrezikojnë besimin në testimin në përgjithësi.
Ata theksuan se përparësia duhet të jetë përmirësimi i sistemit të testimit dhe monitorimit.
