Shkatërroi banjon e shkollës për trendin në TikTok, prangoset 15-vjeçari në Florida

TË FUNDIT

Një adoleshent nga Florida është arrestuar në lidhje me një trend virale, në të cilën fëmijët filmojnë veten duke shkatërruar dhe vjedhur prona të shkollës.

Këto pamje më vonë ndahen në aplikacionin e njohur të videove, TikTok.

Më 16 shtator, oficerët nga Shkolla e Mesme Bartow në Distriktin Polk County, u alarmuan për dëmtimin e banjës së djemve në kampusin e shkollës.

“Gjatë hetimit të tyre, ata e gjetën të dyshuarin dhe e arrestuan për keqbërje dhe vjedhje,” thanë autoritetet.

I dyshuari vuri në dukje se ai bëri dëmin për t’u dukur “cool ” dhe për të marrë pjesë në trendin e mediave sociale. Ai i’u gjet një video me pronën e vjedhur.

Pas arrestimit të tij, studenti 15-vjeçar u lirua në Departamentin e Drejtësisë për të Mitur./oranews