Shkatërrohet laboratori i drogës, konfiskohen pajisje në vlerë të 250 mijë eurove

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka shkatërruar sot një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se laboratori i shkatërruar ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike.

Vlera e pajisjeve të konfiskuara, sipas tij, është rreth 250 mijë euro.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës. Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”, ka shkruar Sveçla në Facebook./21Media