“Fshesa” preku në zemër të LSDM-së. Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sonte kumtoi shkarkimin e 6 nënkryetarëve të partisë. Frosina Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zeqiri, Bllakgoja Boçvarski, Petre Shilegov nuk do të jenë më nënkryetarë të partisë. Zaev gjithashtu shkarkoi Ljupço Nikollovskin nga posti ministër i Bujqësisë për ta emëruar sekretar të përgjithshëm të partisë në vend të Aleksandër Kiracovskit. Për sa i përket rikonstruimit të qeverisë, kryeministri theksoi se këtë do ta vendosin në një mbledhje të veçantë gjatë ditëve në vijim. Këto ndryshime vijnë pas “shuplakës” që morën partnerët e koalicionit në zgjedhjet presidenciale ku një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk doli fare në votime.
