Shkalla e papunësisë në Eurozonë është rritur në 7,4 për qind

TË FUNDIT

Shkalla e papunësisë në eurozonë është rritur për 0,1 pikë përqindje në muajin maj, që ka të bëjë me masat restriktive për shkak të pandemisë së koronavirusit, njofton DPA.

Byroja për statistikë e Bashkimit Evropian, Eurostat, sot kumtoi se papunësia në eurozonën 19 anëtarëshe është rritur në 7,4 për qind në muajin maj – nga 7,3 për qind në prill.

Shkalla e papunësisë në BE-në më të gjerë gjithashtu është rritur për 0,1 pikë për qindje në 6,7 për qind në muajin maj.

“Masat restriktive për shkak të Kovid-19, që zbatohen nga marsi i vitit 2020, shkaktuan rritje të shpejtë të numrit të kërkesave për beneficione për papunësi në mbarë BE-në”, thuhet në kumtesën e Eurostat-it./MIA