Shilegov: Në Vardarishte nuk deponohen mbeturina të reja, por bëhet përpunimi i tyre primar dhe dërgohen në Drislla

TË FUNDIT

Deponia Vardarishte  ka qenë në shfrytëzim intensiv për hedhje të mbeturinave komunale  të Qytetit të Shkupit nga viti 1997, ku u hap kapaciteti Drislla,  dhe ajo që de fakto ndodh atje  tani është në tërësi dekompozim i mbetjeve komunale të deponuara që është problem  ekologjik  serioz potencial  për Qytetin e Shkupit. Qyteti dhe “Higjiena komunale” atë që për momentin e punojnë në Vardarishte  është se atje ka një kapacitet të stacionit ngarkues ku dërgohen mbeturinat  në atë pjesë të qytetit, bëhet selektimi primar, ngarkohet në automjete dhe  dërgohet në Drislla, që do të thotë se  mbeturina e re komunale nuk gjenerohet, por bëhet  përpunimi i tij primar dhe  dërgohet në Drislla.

Këtë sot në deklaratë për mediat e theksoi  kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov pas brifingut  me gazetarët për ish deponinë Vardarishte dhe problematika që ekziston atje  dhe me të cilën përballet Qyteti,  por edhe qytetarët të cilët jetojnë  në afërsi.

“Problemet lindin nga një vend  i papërshtatshëm afatgjatë dhe mënyrë joadekuate e deponimit   shumë dekadëshe të mbeturinave komunale. Në afërsi të drejtpërdrejtë  të vetë lokacionit ekzistojnë tri subjekte  juridike të cilat menaxhojnë me mbeturinat, ndërsa të cilat si institucione  janë nën kompetencë të jashtëzakonshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) dhe Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, përkatësisht qyteti nuk e ka ingerencën  të mund t’i inspektojë  ose të caktojë  ç’farëdo lloj sanksioni  nëse të njëjtat  në mënyrë joadekuate  e kryejnë veprimtarinë e tyre, edhe pse i monitorojmë. I monitorojmë  për arsye të njëjtë që shërbimet tona inspektuese  janë atje të pranishme  për shkak të ekzistimit të tri lagjeve të egra,  të përpunimit joformal të mbeturinave,  të cilat  si të tilla i sanksionojmë. Kontrolli inspektues  në dy vitet e fundit është rritur  për 300 për qind për dallim nga e kaluara”, potencoi Shilegov.

Informon se Qyteti në ndërkohë ka përpunuar studim  për sanim të tërësishëm  të Vardarishtes, për mbrojtje të tërësishme të atij lokaliteti.

“Sipas atij studimi të cilin e kemi bërë  të kryhet  një mbrojtje primare  në atë hapësirë me teknologjitë  të cilat janë të njohura,  nevojiten për mbrojtjen primare  diku rreth 25 milion euro, ndërsa për sanim të tërësishëm  diku rreth 40 milion euro mjete të cilat Qyteti i Shkupit për fat të keq nuk i ka në dispozicion. Tashmë kemi biseda me një pjesë  të përfaqësuesve të BE-së këtu, por mendoj se si problem, si mënyrë e zgjidhjes  do të duhet edhe MMJPH të participojë  me qëllim të rrezikut potencial  për mjedis jetësor në Shkup  më tutje të mos ketë. Atë që ne e bëjmë është atje të instalojmë shufra nëntokësore, kullon, gazra metani të cilat krijohen  poshtë të mos paraqesin  rrezik ekologjik eventual”, shtoi Shilegov.